Property Description

Shiten Apartamente në Ndërtim të Ri | Godina A2, Qerret, Durrës

Një mundësi e shkëlqyer investimi në një projekt të ri rezidencial në zonën e Qerretit, vetëm 250 metra nga deti. Ofrohen për shitje apartamente në fazë ndërtimi me mundësi fleksibël pagese me këste, pjesë e një kompleksi modern të konceptuar për një jetesë komode dhe cilësore. Kompleksi do të ofrojë të gjitha facilitetet e nevojshme për banorët dhe vizitorët, duke përfshirë bare, restorante, hotel ekskluziv dhe ambiente të dedikuara për një eksperiencë të plotë pranë bregdetit. Rezidenca do të përbëhet nga 20 godina banimi me 2 kate nëntokë të dedikuara për parkim dhe 4 kate banimi, duke kombinuar arkitekturën moderne me standardet bashkëkohore të ndërtimit.

Detaje të projektit:
◆ Tipologji apartamentesh: 1+1 dhe 2+1
◆ Çmimet duke filluar nga 1300 €/m²
◆ Vetëm 250 metra nga deti
◆ Mundësi pagese me këste:
◆ 30% kësti i parë
◆ 30% kësti i dytë
◆ 30% kësti i tretë
◆ 10% kësti i katërt
◆ Afat kohor deri në 6 muaj

Godina A2

Godina A2 disponon 13 apartamente për çdo kat, me tipologji 1+1 dhe 2+1.

Apartamente 1+1:
◆ Sipërfaqe bruto: 68.4 m²
◆ Sipërfaqe neto: 59.6 m²
◆ 1 Dhomë ndenjeje + kuzhinë
◆ 1 Dhomë gjumi
◆ 1 Tualet
◆ Kati: 1-5

Apartamente 2+1:
◆ Sipërfaqe bruto: 84.6 m²
◆ Sipërfaqe neto: 73.8 m²
◆ 1 Dhomë ndenjeje + kuzhinë
◆ 2 Dhoma gjumi
◆ 1 Tualet
◆ Kati: 1-5

Specifikime të tjera:
◆ Ndërtim i ri me standarde moderne
◆ Ballkon
◆ Ashensor
◆ Kubaturë e rregullt
◆ Rezidencë me ambiente dhe shërbime të integruara
◆ Mundësi ideale për banim ose investim

Ky projekt përfaqëson një mundësi të veçantë për ata që kërkojnë një pronë pranë detit, me kushte të favorshme pagese dhe potencial të lartë rritjeje vlere.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në projekt, na kontaktoni!

Property Details

Reference: PROGET446
Type: Apartment Block
Status Under Construction
Bedrooms 1
Baths 1
Living room 1
Website Views 267
Interior Area 60 m2
Gross Area 68 m2