Property Description

Shitet Apartament 1+1 | Ndërtim i Ri, Pranë Detit

Një mundësi ideale për banim ose investim në një kompleks të ri rezidencial, i pozicionuar në një zonë të favorshme vetëm 350 metra nga bregdeti. Apartamenti është pjesë e një ndërtese moderne në fazë fillestare ndërtimi, e konceptuar me standarde bashkëkohore dhe arkitekturë elegante. Projekti ofron apartamente funksionale dhe një ambient të përshtatshëm për një jetesë komode pranë detit. Përfundimi i punimeve dhe dorëzimi i çelësave është parashikuar brenda Dhjetorit 2025.

Detaje mbi pronën:
◆ Sipërfaqe e brendshme: 49.89 m²
◆ Sipërfaqe e përbashkët: 13.52 m²
◆ Kati: 0
◆ 1 Dhomë ndenjeje
◆ 1 Dhomë gjumi
◆ 1 Tualet

Mundësi pagese me këste sipas fazave të ndërtimit:
◆ 40% në momentin e lidhjes së kontratës
◆ 30% në përfundimin e karabinasë
◆ 20% në fillimin e suvatimeve
◆ 10% në marrjen e çelësave

Specifikime të tjera:
◆ Ndërtim i ri me standarde moderne
◆ Vetëm 350 metra nga deti
◆ Pozicionim në rrugë kryesore me akses të lehtë
◆ Kompleks tërësisht rezidencial
◆ Arkitekturë moderne dhe organizim funksional
◆ Mundësi shumë e mirë investimi ose banimi

Ky apartament përfaqëson një zgjedhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë një pronë të re pranë detit, me fleksibilitet pagese dhe potencial të lartë rritjeje vlere.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!

Property Details

Reference: PROGET308
Type: Apartment
Status Under Construction
Bedrooms 1
Baths 1
Website Views 329
Interior Area 50 m2
Gross Area 63 m2