Property Description

Shitet Apartament 1+1 | Ndërtim i Ri, Pranë Detit

Një mundësi e shkëlqyer për investim ose banim në një kompleks të ri rezidencial, i pozicionuar vetëm 350 metra nga bregdeti. Ky apartament është pjesë e një projekti modern në ndërtim, i cili ofron standarde bashkëkohore, arkitekturë elegante dhe organizim funksional të hapësirave. Ndërtimi i kompleksit sapo ka filluar dhe aktualisht ndodhet në fazën fillestare. Përfundimi i punimeve dhe dorëzimi i çelësave është parashikuar brenda Dhjetorit 2025.

Detaje mbi pronën:
◆ Sipërfaqe e brendshme: 43.87 m²
◆ Sipërfaqe e përbashkët: 11.89 m²
◆ Kati: 0
◆ 1 Dhomë ndenjeje
◆ 1 Dhomë gjumi
◆ 1 Tualet

Mundësi pagese me këste sipas fazave të ndërtimit:
◆ 40% në momentin e lidhjes së kontratës
◆ 30% në përfundimin e karabinasë
◆ 20% në fillimin e suvatimeve
◆ 10% në marrjen e çelësave

Specifikime të tjera:
◆ Ndërtim i ri me standarde moderne
◆ Vetëm 350 metra nga deti
◆ Pozicionim në rrugë kryesore me akses të lehtë
◆ Kompleks tërësisht rezidencial
◆ Arkitekturë moderne dhe organizim praktik
◆ Mundësi ideale për banim ose investim

Ky apartament përbën një zgjedhje të favorshme për ata që kërkojnë një pronë të re pranë detit, me mundësi fleksibël pagese dhe potencial të mirë rritjeje vlere.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!

Property Details

Reference: PROGET285
Type: Apartment
Status Under Construction
Bedrooms 1
Baths 1
Living room 1
Website Views 381
Interior Area 44 m2
Gross Area 56 m2