Rruga Aleksander Goga
Shitet, Shtëpi 3-Katëshe në Zonën e 3 Çezmave – Mundësi Ideale Banimi & Biznesi
Në një nga zonat më të preferuara dhe të aksesueshme të qytetit, ofrohet për shitje një godinë 3-katëshe multifunksionale në zonën e 3 Çezmave, Durrës. Objekti ndodhet buzë rruge kryesore, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer si për banim ashtu edhe për investim biznesi.
Detaje mbi pronen:
•Sipërfaqe totale ndërtimi: 320 m²
•Sipërfaqe trualli: 351 m²
•Kati përdhe (103 m²): Garazh i madh me mundësi përshtatjeje për çdo lloj aktiviteti biznesi (dyqan, zyrë, servis, depo, etj.) – me dalje direkte në rrugë kryesore
•Kati i dytë (114 m²) dhe kati i tretë (103 m²): të dedikuara për banim – përfshijnë 6 dhoma gjumi, 1 kuzhinë funksionale dhe 2 tualete
•Ndërtesë e ndërtuar me cilësi të mirë dhe planimetri të rregullt
Specifikime te tjera:
•Vendndodhje shumë e favorshme në rrugë kryesore
•Hapësira të bollshme për familje të mëdha ose ndarje në njësi të ndryshme banimi
•Potencial i lartë për investim (banim + biznes në të njëjtën godinë)
•Dokumentacion i rregullt
Për më shumë informacion, vizitë në pronë ose ofertë, ju lutemi na kontaktoni.
For Sale | 130,000 €
To Rent | 600 €