Përshkrimi i Pronës

Shitet Shtëpi Private 1-Katëshe, Shijak, Durrës (tek 4 Rrugët)

Ofrohet për shitje shtëpi private në një zonë të qetë dhe të preferuar të Shijakut, tek 4 Rrugët. Ideale për familje që kërkojnë privatësi maksimale, hapësirë dhe jetesë larg zhurmave të qytetit, por me akses të lehtë në çdo facilitet.Shtëpia është e veshur me sistem kapot (izolim termik) dhe është e organizuar në mënyrë funksionale, me ambiente të bollshme dhe komode. Gjithashtu, objekti është i ndërtuar në mënyrë të tillë që lejon shtimin e një kati të dytë në të ardhmen.Prona shitet e pamobiluar, duke ju dhënë mundësinë ta arredoni sipas stilit dhe preferencave tuaja.

Detajet mbi pronën:
• Sipërfaqe trualli: 288 m²
• Sipërfaqe ndërtimi: 86 m²
• 1 dhomë ndenjie + kuzhinë
• 2 dhoma gjumi
• 1 tualet

Specifikimet e tjera:
• Oborr i bollshëm
• E rrethuar me avlli
• E veshur me sistem kapot
• E gatshme për ndërtimin e një kati të dytë
• Totalisht e investuar
• Zonë e preferuar për banim, me të gjitha facilitetet për një jetesë komode

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni

Detajet e Pronës

Referenca: PROGET1270
Lloji: House
Statusi New
Dhomat e gjumit 1
Dhomen e ndenjes 1
Website Views 16
Sip. e brendshme 86 m2
Sip. Toke 288 m2