Përshkrimi i Pronës

Shitet Shtëpi 3-Katëshe Multifunksionale | Zona e 3 Çezmave, Durrës

Ofrohet për shitje një godinë 3-katëshe multifunksionale në zonën e 3 Çezmave, Durrës, një nga zonat më të aksesueshme dhe të preferuara të qytetit.

Prona ndodhet buzë rrugës kryesore dhe ofron një mundësi ideale për kombinimin e banimit me aktivitet biznesi, falë organizimit praktik dhe hapësirave të bollshme.

Detaje mbi pronën:
◆ Sipërfaqe totale ndërtimi: 320 m²
◆ Sipërfaqe trualli: 351 m²

Organizimi i godinës:

Kati përdhe – 103 m²:
◆ Garazh i madh me dalje direkte në rrugën kryesore
◆ Mundësi përshtatjeje për aktivitete të ndryshme biznesi si: dyqan, zyrë, servis, depo etj.

Kati i dytë – 114 m² & kati i tretë – 103 m²:
◆ Hapësira banimi
◆ 6 Dhoma gjumi
◆ 1 Kuzhinë funksionale
◆ 2 Tualete

Specifikime të tjera:
◆ Ndërtim cilësor dhe planimetri e rregullt
◆ Pozicion shumë i favorshëm në rrugë kryesore
◆ Hapësira të bollshme për familje të mëdha
◆ Mundësi ndarjeje në njësi të ndryshme banimi
◆ Potencial i lartë investimi (banim + biznes në të njëjtën godinë)
◆ Dokumentacion i rregullt

Për më shumë informacion, vizitë në pronë ose ofertë, na kontaktoni!

Detajet e Pronës

Referenca: PROGET1069
Lloji: House
Statusi Used
Dhomat e gjumit 6
Tualetet 2
Dhomen e ndenjes 1
Website Views 700
Sip. e brendshme 320 m2
Sip. Totale 351 m2