Përshkrimi i Pronës

Shiten Vila Luxury | Luminor Residence, TEG, Tiranë

Ofrohet për shitje një vilë e përfunduar në Luminor Residence, një nga komplekset më private dhe ekskluzive në zonën e TEG, Tiranë. Luminor Residence është një projekt premium me vetëm 19 vila, ku përfshihen 10 vila individuale tipologji A dhe 9 vila të bashkangjitura tipologji B. Të gjitha vilat disponojnë oborr privat dhe janë ndërtuar me standardet më të larta të cilësisë në treg.

Detaje mbi Vilën Tip B:
◆ 2 Poste parkimi
◆ Sipërfaqe ndërtimi: 359.2 m²
◆ Organizuar në 4 kate

Kati -1 | 80 m²
◆ 1 Tualet
◆ Lavanderi
◆ Depo / dhomë frigoriferike
◆ Ambient teknik
◆ Palestër ose sallon vere
◆ Ambient i dedikuar për zyrë ose studio

Kati 0 | 84 m²
◆ Tualet dite
◆ Korridor
◆ Sallon dite
◆ Kuzhinë e veçuar

Kati 1 | 85 m²
◆ 2 Dhoma gjumi
◆ Tualete personale me dritare

Kati 2 | 63 m² + 47.2 m² verandë
◆ Master Bedroom
◆ Tualet me dritare
◆ Garderobë
◆ Ballkon
◆ Verandë me pamje fantastike

Karakteristika premium të rezidencës:
◆ Kompleks vilash me fasadë të ventiluar
◆ Ashensor i brendshëm për çdo kat, marka Doppler
◆ Fasada xhami me laminim special kundër zhurmave dhe temperaturave ekstreme
◆ Vetrata premium nga Guardian Glass
◆ Veranda me dysheme teknike
◆ Parket dhe pllaka të cilësisë së parë
◆ Beton “Faccia Vista” në katin -1
◆ Depozitë qendrore uji 100,000 litra me pus
◆ Parmakë ballkonesh me granit Galaxy
◆ Tuba shkarkimi silencioz HDPE
◆ Materiale hidraulike Artis
◆ Hidrosanitare premium
◆ Hidroizolim dhe termoizolim i avancuar

📍 Lokacion premium: Vetëm 650 metra nga TEG

Luminor Residence ofron privatësi, qetësi dhe një standard të ri jetese, në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni:

Detajet e Pronës

Referenca: PROGET672
Lloji: Villa
Statusi New
Dhomat e gjumit 3
Tualetet 5
Dhomen e ndenjes 1
Website Views 542
Sip. e brendshme 312 m2
Sip. Totale 360 m2
Sip. Toke 323 m2

Karakteristikat

City Center