Përshkrimi i Pronës

Shitet Apartament 1+1 + Garazh | Shkëmbi i Kavajës, Durrës

Një mundësi unike buzë detit, me garazh të përfshirë në çmim!

Ofrohet për shitje një apartament 1+1 me garazh, i pozicionuar në vijën e parë me detin në zonën e preferuar të Shkëmbit të Kavajës, Durrës. Apartamenti ndodhet në katin e parë të banimit, me orientim nga lindja, në një rezidencë me administrim dhe mirëmbajtje gjatë gjithë vitit. Prona shitet së bashku me një garazh privat me sipërfaqe 32 m², i përfshirë në çmim, duke ofruar një komoditet të shtuar dhe një vlerë të lartë investimi. Pozicioni strategjik pranë detit e bën këtë apartament një zgjedhje ideale si për banim, pushime verore ose investim.

Detaje mbi pronën:
◆ Sipërfaqe bruto: 74 m²
◆ Sipërfaqe neto: 64 m²
◆ Sipërfaqe garazhi: 32 m²
◆ 1 Dhomë ndenjeje + Kuzhinë
◆ 1 Dhomë gjumi
◆ 1 Tualet
◆ 1 Ballkon
◆ Kati: 1

Specifikime të tjera:
◆ Vijë e parë me detin
◆ Orientim lindje
◆ Pallat me ashensor
◆ Administrim dhe mirëmbajtje gjatë gjithë vitit
◆ Garazh privat i përfshirë në çmim
◆ Me dokumentacion të rregullt hipotekor
◆ Zonë që ofron të gjitha facilitetet për një jetesë komode
◆ Zgjedhje ideale për banim, shtëpi pushimi ose investim afatgjatë

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.

Detajet e Pronës

Referenca: PROGET265
Lloji: Apartment
Statusi Used
Dhomat e gjumit 1
Tualetet 1
Dhomen e ndenjes 1
Website Views 796
Sip. e brendshme 64 m2
Sip. Totale 74 m2
Kati 1