Përshkrimi i Pronës

Shitet Garsoniere | Mali i Robit, Durrës

Një mundësi e shkëlqyer investimi pranë detit!

Ofrohet për shitje një garsoniere, e pozicionuar në katin e parë të banimit të një rezidence moderne në ndërtim, në një nga zonat më të preferuara turistike të Malit të Robit, Durrës.
Rezidenca aktualisht ndodhet në fazën fillestare të punimeve dhe është planifikuar të përfundojë në fund të vitit 2027. Projekti parashikon zhvillimin e plotë të kompleksit me hapësira të gjelbra, ambiente parkimi dhe zona argëtuese për fëmijë. Gjithashtu, ofrohet mundësia e pagesës me këste për një periudhë 2-vjeçare, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje ideale si për investim ashtu edhe për shtëpi pushimi pranë detit.

Detaje mbi pronën:
◆ Sipërfaqe totale: 37.3 m²
◆ 1 Ambient i organizuar për ndenje dhe fjetje
◆ 1 Tualet
◆ Kati: 1 banim

Specifikime të tjera:
◆ Rezidencë moderne me ashensor
◆ Vetëm 350 metra nga deti
◆ Zonë e qetë dhe e përshtatshme për banim
◆ Hapësira të gjelbra dhe ambiente të përbashkëta
◆ Mundësi parkimi dhe zona argëtuese për familje
◆ Mundësi pagese me këste deri në 2 vite
◆ Zgjedhje ideale për shtëpi pushimi ose investim afatgjatë

Nxitoni të rezervoni – çmimi më i mirë në zonë!

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.

Detajet e Pronës

Referenca: PROGET981
Lloji: Apartment
Statusi Under Construction
Tualetet 1
Dhomen e ndenjes 1
Website Views 416
Sip. Totale 37 m2
Kati 1